Zgjedhja juaj për epokën digjitale

Profiti u formua në vitin 1991 me qëllim të përmbushjes së kërkesave të kohës dhe për të përmbushur boshllëkun në treg rreth paisjeve të teknologjisë informative dhe të sistemeve të sigurisë. Duke shfrytëzuar përvojën dhe njohuritë e punonjësve tanë ekspertë në fushën e teknologjisë ne ndjekim inoviacionet e fundit teknologjike dhe mundohemi që ti sjellim tek ne gjithnjë duke synuar që klientët tanë të kenë në posedim çdo risi teknologjike dhe gjithnjë nga produktet tona të përfitojnë sa më tepër.

Çfarë bëjmë ne?

Ne bëjmë distribuimin e shumë produkteve teknnologjike dhe mundohemi që përmes përvojës tonë disa vjeçare të ua lëhtësojmë përzgjedhjen dhe të bëni atë të duhurën. Ekspozimi I produkteve, lehtësia në pagesa, transporti, ndihma teknike e çdo gjë që ne ofrojmë bëhet që ju të ndaheni të kënaqur dhe gjithnjë të ktheheni për blerje tek ne. Se jemi në rrugë të drejtë e dëshmon numri I madh I bashkëpunëtorëve në tërë vendin që ne I cilësojmë si miqtë tanë ndaj të cilëve ndjejm obligim të ju ofrojmë shërbimet më të mira me produktet më cilësore në treg. E për t’ua lehtësuar edhe më shumë blerjet pranë jush do të vimë edhe me platformën e shitjes online.

Qasja jonë

Ne duam ti njohim klientët tanë mirë në mënyrë që të kuptojmë se çfarë ju duhet atyre dhe cila është më e mira për ta. Ne mundohemi që në vazhdimësi të jemi pranë klientëve tanë në çdo kohë. Ne trajnojmë kuadro në mënyrë që klientëve tanë tu plotësohet çdo kërkesë. Duke qenë urë lidhëse në mes bashkëpuntorëve tanë dhe klientëve gjitnjë do të bëjmë përpjekje ti sjellim pranë njërii tjetrit për një përvojë më ndryshe të përjetuarit teknologjinë.

Bashkepuntorët tanë


Dahua Technology

Paradox

Teletek Electronics

Samsung

Lenovo

HP

Tenda

ZKTeco

Intex

PQI

Misioni dhe Vizioni

Misioni

Misioni ynë është të mundësohet në treg prezenca e fundit e produkteve të teknologjisë për të gjithë klientët tanë gjithnjë në bashkëpunim me brendet botërore bashkëpunnuese dhe duke synuar cdo herë rritjen e bashkpunimeve dhe llojllojshmërinë e gamës së produkteve.

Vizioni

Vizioni ynë është të jemi dera ku ju do të trokisni gjitnjë për atë që ju duhet,gjithnjë duke përfituar nga më e mira. Për tu siguruar se me blerjen nga ne po bëni përzgjedhjen e duhur dhe më të mirë, më lartë mund ta gjeni listën e bashkëpuntorëve tanë për të cilët nuk ka nevojë për fjalë të tepërta.